Përgjigjet e klientit, oferta të nënshkruara.
Ofrio i dërgon klientit një pyetësor të zgjuar, e kthen përgjigjen në ofertë me çmimet tuaja dhe e merr nënshkrimin dhe pagesën online, në emrin e agjencisë suaj.
Fitoni më shumë oferta, më shpejt.
Mjaft me email-a pa fund dhe oferta në Word. Klienti përgjigjet, oferta del vetë, ju vetëm e kontrolloni.
Shiko si funksionon
Pyetësori
Klienti i përgjigjet nga telefoni, pa llogari.
Oferta
Përgjigjet kthehen vetë në ofertë me çmimet tuaja.
Gjithçka nga brief‑i te pagesa
Një vend për pyetësorin, ofertën, nënshkrimin dhe pagesën.
Pyetje që mendojnë
Pyetjet shtesë shfaqen vetëm kur duhen: dyqani online vetëm për dyqane, xhirimet vetëm kur klienti i kërkon.
Oferta me çmimet tuaja
Çdo përgjigje lidhet me çmimoren tuaj. Oferta del e gatshme, ju vetëm e kontrolloni.
Kontrolli i buxhetit
Ofrio e krahason ofertën me buxhetin e klientit dhe sugjeron çka të kalojë në fazën 2.
Pyetësorët tuaj
Ndryshoni pyetjet e shablloneve ose krijoni pyetësorë të rinj për çdo shërbim që shitni.
Tarifa mujore
Për menaxhim të rrjeteve sociale ose mirëmbajtje: faturim automatik çdo muaj.
Shqip dhe anglisht
Pyetësori, oferta, PDF-ja dhe email-at në gjuhën e klientit tuaj.
Nënshkruar sot. Paguar nesër.
Klienti e sheh ofertën me brendin tuaj, e nënshkruan me gisht dhe paguan këstin e parë. Ju merrni njoftim, faturën dhe pagesat i ndiqni në një vend.
- E dini kur klienti e hap ofertën
- Nënshkrim me gisht, i ruajtur në PDF
- Transfer bankar ose kartelë, me faturë automatike
Tre hapa. Ju vetëm kontrolloni.
Zgjidhni shabllonin (web faqe, identitet vizual, rrjete sociale ose tuajin) dhe dërgojani klientit me email ose WhatsApp. Klienti plotëson nga telefoni, pa llogari, dhe çdo përgjigje ruhet automatikisht.
Për çdo shërbim që shitni, pa telashe.
Shabllonet janë gati, dhe mund t'i ndryshoni ose të krijoni tuajat.
Web faqe dhe dyqane
Faqet, gjuhët, dyqani, pagesat dhe mirëmbajtja.
Identitet vizual
Logo, ngjyrat, aplikimet dhe brand guideline.
Rrjete sociale
Platformat, ritmi i postimeve dhe reklamat.
Foto dhe video
Fotografim, xhirime, montim dhe animacione.
Një ofertë e fituar e paguan vitin.
14 ditë falas me të gjitha veçoritë. Pa kartelë.
Solo
1 anëtar
- Pyetësorë dhe oferta pa limit
- Shabllone dhe pyetje sipas nevojës
- PDF me dizajnin tuaj, nënshkrim online
- Pagesa, fatura dhe tarifa mujore
Studio
Më i zgjedhuriDeri në 5 anëtarë
- Pyetësorë dhe oferta pa limit
- Shabllone dhe pyetje sipas nevojës
- PDF me dizajnin tuaj, nënshkrim online
- Pagesa, fatura dhe tarifa mujore
Agjenci
Gjithçka pa limitAnëtarë pa limit
- Pyetësorë dhe oferta pa limit
- Shabllone dhe pyetje sipas nevojës
- PDF me dizajnin tuaj, nënshkrim online
- Pagesa, fatura dhe tarifa mujore
Çmimet janë në euro. TVSH-ja llogaritet sipas vendit tuaj gjatë pagesës.
Pyetje të shpeshta
Keni një pyetje tjetër? info@dmarketing.me
A duhet të di programim për ta përdorur?
Jo. Krijoni një pyetësor me dy klikime, dërgoni linkun dhe Ofrio bën pjesën tjetër. Shabllonet për web faqe, identitet vizual dhe rrjete sociale janë gati.
A mund t'i ndryshoj pyetjet dhe çmimet?
Po. Çmimorja është e juaja, dhe pyetjet mund t'i personalizoni ose të krijoni pyetësorë krejt të rinj për shërbimet që ofroni.
A duhet klienti të krijojë llogari?
Jo. Klienti merr vetëm një link, e plotëson nga telefoni ose kompjuteri dhe e nënshkruan ofertën pa llogari.
Si më paguajnë klientët?
Me transfer bankar (shfaqen IBAN-i dhe përshkrimi i pagesës) ose me kartelë përmes llogarisë suaj Stripe. Paratë shkojnë direkt te ju.
Çka ndodh pas provës falas?
Zgjidhni një plan për të vazhduar. Nëse nuk zgjidhni, linqet e klientëve tuaj vazhdojnë të funksionojnë; vetëm pyetësorët e rinj ndalen.
A mund ta anuloj kurdo?
Po. Abonimi anulohet me një klik dhe vazhdon deri në fund të periudhës së paguar.